Cungu: Rexhinaldo mendon se pa të nuk luhet futboll, ndërhyrja në merkato është e domosdoshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2018 | 22:39

Cungu: Rexhinaldo mendon se pa të nuk luhet futboll, ndërhyrja në merkato është e domosdoshme

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, foli për mikrofonin e “Supersport” pas ndeshjes ku u shpreh tepër i zhgënjyer nga humbja. Sipas shkodranit skuadra e tij ka bërë lojra të mira, por finalizimi lë për të dëshiruar. Tekniku tregoi se klubi do të ndërhyjë në merkaton e janarit, për të afruar lojtarë cilësor që mund të bëjnë diferencën.

bandicam 2018-10-08 16-03-50-005

Shumë i nervozuar me skuadrën. Sa keqardhje jep kjo humbje?

Keqardhja është e madhe. Ka dhe momente nervozizmi. Kukësi ka bërë lojëra të mira dhe ka qenë dominues ndaj kundërshtarit. Pasi i fundit nuk po vjen. Nuk kam shumë fjalë për të thënë për këtë gjë. Kukësi luan futboll, por në fund vlejnë pikët që mungojnë.

Mungesa e Musollit dhe Rrumbullakut?

Janë 2 lojtarë të rëndësishëm, që janë mësuar me trofe. Kanë marrë përgjegjësi. Nëse do të dalësh kampion, duhet të kesh lojtarë kampion. Partizani ka lojtarë me eksperiencë dhe lojtar të rinj që bëjnë diferencën. Në kjo gjë na mungon për momentin.

I duheni një lloj ngacmimi psikologjik që krijon diferenca e pikëve?

Nga një ekip që kishte vështirësi për tu lidhur, sot luan futboll. Diferenca nuk është e vogla. Në fund të fundit është vetëm faza e parë, kundërshtari është 6 pikë më shumë se ne. Edhe kundërshtari do gabojë. Kjo pauz ndoshta vjen në momentin e duhur. Duhet të kuptojmë që fitimi i titullit nuk do të mbetet vetëm me fjalë, por ta tregoj në fushë. Në Maltë kishim kritika të forta nga të gjithë edhe pse u kualifikuam. Edhe tani që luan futboll, kritikat nuk mungojnë. Kemi tension në momentin final. Ekipi është i ri në përgjithësi me ekip të rinj. Kanë ardhur 14 lojtarë të rinj, që ndoshta nuk janë mësuar në ndeshje të tilla, apo edhe më objektivat madhore.

Mbivlerësimi i Rexhinaldos. Duhet të ketë një komunikim të ashpër me atë, për ta bindur dhe motivuar. I largohet portës, zonës së rreptësisë. Kjo ka sjell një vështirësi të madhe në finalizimin e aksioneve…

Rexhinaldo është një lojtar goli, që ka bërë mirë në 2 kampionatet e mëparshme. Kërkesa e llogarisë nuk ka munguar. Atlernativat e pakta ndikojnë. Presidenti ka qenë aktiv në merkato, ka sjellë 14 lojtarë. E kanë bërë detyrën. Nuk rezultojnë të suksesshëm lojtarët që mund të zëvendësojnë Rexhinaldon. Luhet futboll pa gjithçka. Do të shikojmë edhe situatën. Më mirë të humbasim me një lojtarë vendas që është djalë i ri, që ka dëshirë për të luajtur futboll, se sa me të huajt.

Pretendimi për penallti në pjesën e parë?

Nga pamjet duket penallti. Shpresoj të jem unë i gabuar. Gjyqtari është shumë afër. Është vendimi i gjyqtarit, nuk mund të bëj komente. Gjykimi është shumë korrekt, përvecc këtij rastit. Edhe në Korccë ka qenë gjykim korrekt.

Ke mundësi ta zgjidhësh këtë ngërç dhe këtë problem me brumin që ka skuadra, apo ke nevojë të ndërhysh në merkato…?

Për të qenë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë mendoj që është evidente ndërhyrja në janar. Lojtarët që kemi në dispozicion, ua e kemi dhënë të gjithëve mundësive. Partizani ka lojtarë me eksperiencë dhe personalitetin e duhur, sikurse dhe Asani dhe Mala që bëjnë diferencën. Ndërhyrja në merkato është mese evidente. Pa u mbush 3 minuta lojë, me portier të shtrirë dhe me portë boshë, nuk shënuam, Mjafton që t’i fryje topit. Finalizimi i aksioneve është shumë i vakët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"