Cungu: Partizani të mbajë fjalën për Alsid Tafilin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2016 | 9:30

Cungu: Partizani të mbajë fjalën për Alsid Tafilin

Trajneri Armando Cungu, pas miqë sores me Adën, e cila ishte në funksion të testimit të lojtarëve që kishin mbërritur së fundmi në skuadrën shkodrane, ka prekur gjithë problematikën e fundit te Vllaznia.

cunguAi edhe në daljen e djeshme para mediave ka shigjetuar menaxherët, që sipas tij nuk e kanë problem për të telefonuar edhe në mesnatë, por produkti që afrojnë lë shumë për të dëshiruar.

Pas miqësores me Adën, Cungu i ka nxjerrë të pavlefshëm për Vllazninë lojtarët që provuan dje, me përjashtim të qendërmbrojtësit shqiptaro-malazez, Rudoviç.

“Jam shumë i pakënaqur nga forma e treguar prej lojtarëve që ishin në provë. Kjo është në vazhdën e testimeve që bëmë edhe në Ulqin. Janë lojtarë që nuk vlejnë absolutisht. Ata jo vetëm që nuk bëjnë asnjë diferencë, por janë shumë më poshtë sesa lojtarët aktualë, që kemi në skuadër. Ndoshta do të duhet pak më shumë vë- mendje për mbrojtësin shqiptaro-malazez, i cili ka qenë pjesë e Deçiçit.

Ai nuk ishte në formën e tij më të mirë, sepse po kalonte një gjendje gripale. Nëse do të biem dakord me të, do ta mbajmë edhe këtë javë që ta shikojmë nga afër, ndërsa të tjerët nuk do të qëndrojnë. Besoj se nuk kemi çfarë të presim më nga merkatoja. U lodhëm shumë me telefonata, nga mëngjesi deri në darkë. Në orën 12 të natës merremi me menaxherë, me gjithfarë njerëzish, ndërsa realitetin besoj se edhe ju e shikoni vetë, se çfarë lojtarësh vijnë për t’u provuar. Shpresat janë të pakta për të ardhur ndonjë lojtar tjetër. Ne do të presim edhe këto ditë që kanë mbetur nga merkato”, tha fillimisht trajneri Cungu.

Tafili

Vllaznia prej ditësh insiston për rikthimin e mesfushorit Alsid Tafili, por kjo lëvizje ka ngecur për momentin. Trajneri Armando Cungu tha se Partizani është konfuz, pasi nuk po e mban fjalën duke ndryshuar kushtet herë pas here.

“Sa i takon afrimit të mundshëm të Tafilit, nuk mund të them asgjë me saktësi. Jemi në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Partizanit, që për fat të keq na kanë devijuar shpeshherë nga bisedat, duke ndryshuar edhe kushtet e marrëveshjes. Tashmë shpresojmë që një herë të vetme ta mbajnë fjalën dhe ta mbyllim marrëveshjen që kemi nisur. Ndërsa për Erkoçeviq kemi vendosur të jetë pjesë e ekipit”, përfundoi Cungu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"