Cungu: Nuk jam rrobaqepës, na mungon sulmuesi që mund të shtyjë topin në rrjetë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 16:45

Cungu: Nuk jam rrobaqepës, na mungon sulmuesi që mund të shtyjë topin në rrjetë

Vllaznia u mund në transfertë ndaj Laçit me rezultatin 2-0 por për trajnerin Cungu, skuadra e tij ishte dominuese në fushën e lojës dhe prodhoi shumë raste shënimi në zonën e kundërshtarit, pa arritur t’i shfrytëzojë siç duhet ato. Tekniku shkodran tregon se pret më shumë nga lojtarët e ardhur më bujë në merkato dhe se Vllaznia e vuan shumë prezencën e një sulmuesi goli.

asaasaa

Për ndeshjen e sotme

“Po vuajmë për të dërguar topin në rrjetë si në Gjirokastër edhe sot në Laç. Ndaj Luftëtarit pavarësisht rasteve të shpërdoruara nuk u mërzita shumë se nuk është e lehtë të marrësh dhe një pikë në atë fushë. Ndërsa humbja sot ndaj Laçit më ka mërzitur shumë.

Gabimet në mbrojtje

Mbrojtësi kanë bërë një rreshtim të gabuar në golin e parë, ndërkohë që në golin e dytë të pësuar sërish në momentin tonë më të mirë pësojmë një tjetër gol. Nuk arrij t’i kuptoj gabimet e bëra sot në mbrojtje. Jam i mërzitur sepse Vllaznia luajti futboll, por nuk kishim një sulmues për ta shtyrë topin në rrjetë.

Mungesa e një sulmuesi goli dhe zhgënjimi i mesfushës

“Vllaznia ka luajtur më mirë se kundërshtari, por nuk kemi një sulmues për ta shtyrë në rrjetë. Ndikon edhe fakti që shumë futbollistë i janë bashkuar vonë ekipit. Disa nuk e kanë ritmin e duhur pasi kanë qenë të shkëputur për disa kohë nga fushat e lojës. Kemi menduar sikur kemi forcuar mesfushën, por realisht presim më shumë kualitet.

Pres realisht më shumë nga mesfushorë, nuk kanë treguar asnjë deri më tani. Kur nuk arritëm që të gjenim lojtarët që donim, do të ndodhë edhe kjo.”

Kur do të jap Vllaznia 100 % e mundshëm

“Unë nuk jam rrobaqepës që t’ia u pres kostumeve sipas madhësisë që i duan dhe të arrij të parashikoj kur lojtarët do të jenë në 100% të formës. Duhet të punojmë shumë dhe t’i shërbejmë sa më shumë Ribajt, se ai është një sulmues i mirë por është furnizuar shumë pak nga mesfusha.”

Sfidat e ardhshme

“Me kontingjentin që kemi duhet të vazhdojmë që të punojmë është një kampionat i vështirë, pasi kërkon shumë kontingjent dhe kualitet. Duhet shumë seriozitet që nga lart deri te futbollistët. Lojtarët duhet të ulin kokën dhe të punojnë shumë, pasi nuk presim ndihmë nga askush, por vetëm nga këmbët tona.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"