Cungu në hall, sa shumë mungesa ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 1, 2018 | 22:13

Cungu në hall, sa shumë mungesa ndaj Tiranës

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, gjendet në vështirësi sa i përket organikës së ekipit, pasi penalizimet dhe mungesat dobësojnë skuadrën. Kukësi ka të sigurt mungesat e Donjet Shkodrës, Valon Ethemit, e atë të Simon Rrumbullakut të dëmtuar. Dy mesfushorët, Donjet Shkodra dhe Valon Ethemi, janë mungesa të sigurta për trajnerin Armando Cungu.

Cungu

Ndërsa, për shkaqe dëmtimi mungesë e vetme është Simon Rrumbullaku. Mbrojtësi do të mungojë të paktën në përballjen ndaj Tiranës, për shkak të çarjes së thellë që pësoi në ndeshjen ndaj Flamurtarit, në një përplasje që pati në fund me Alesio Hysenin, çarje që e detyroi mbrojtësin e majtë të linte lojën dhe Kukësin me dhjetë veta në fund të takimit. Vendet e Shkodrës e Ethemit i zënë Vesel Limaj e Shpehar, ndërsa Rrumbullaku zëvendësohet me Zguron. Kukësi do kërkojë me çdo kusht tri pikët ndaj Tiranës në “Loro Boriçi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"