Cungu: Në Durrës na pret një luftë e fortë. Bakaj? Mjafton edhe hija!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2017 | 16:40

Cungu: Në Durrës na pret një luftë e fortë. Bakaj? Mjafton edhe hija!

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu, mendon se skuadra e tij ka mundësi të mira për kalimin e turit në Kupë pas fitores së sotme 1-0 ndaj Teutës. Por në fjalët e tij në “Gol pas Goli”, ai theksoi se duhej shumë kujdes për ndeshjen e kthimit në Durrës, sepse Teuta kishte një skuadër shumë të fortë.

cunguuuuuuuuuu

Për fitoren në ndeshjen e parë

“Fitorja të gëzon gjithmonë, rezultati në pamje të parë është i kënaqshëm. Por janë edhe 90 minuta shumë të vështira në Durrës, duhet të jemi të përgatitur për një luftë të fortë sportive”.

Për përjetimin para ndeshjes

“Ne jemi pjesë e kësaj atmosfere, që do të thotë se pasi humb në Shkodër, fillojnë pakënaqësitë, fjalët, ushtrohet trysni, nga çdo instancë, te të gjithë sportistët. Ndoshta kjo ka qenë një nga arsyet që nuk kishte qetësi në fillim, edhe vetë specifika e Kupës. Si rrjedhojë, i nisëm ngadalë 10 minutat e para, por gradualisht morëm situatën në dorë. Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë”.

Për paraqitjen e Bakajt

“Bakaj nuk ka nevojë për reklamë, kualiteti,  vlerat, kontributi i tij për futbollin shqiptar. Ai është një vlerë e shtuar shumë e madhe për Vllazninë. Por sikurse unë, ashtu edhe sportisti është i bindur që nuk është në 100% të formës fizike, aq më tepër është ndeshja e parë pas dy stërvitjesh me ekipin, duhet kohë për tu njohur. Le t’i japim pak kohë, si ndeshje e parë është pozitiv. Hija, prania e tij në fushë është shumë për ne dhe për kundërshtarin”.

Për shanset e Kupës

“Kupa ka specifikë të ndryshme, është shumë e rëndësishme të mos pësosh në fushën tënde. Kishim mundësinë të dyfishonim në fund, kur dolëm në kundërsulm dhe nuk arritëm të zgjidhnim situatën drejt e thjeshtë. Por Teuta ka ndryshuar, është shumë agresive, sidomos në fushën e vet. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm e të vëmendshëm për të mos pësuar dhe për të shënuar, do të kërkojmë të shënojmë një gol”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"