Cungu ndryshon mendje, modifikon vetëm mbrojtjen. Ja si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Valetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 13:04

Cungu ndryshon mendje, modifikon vetëm mbrojtjen. Ja si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Valetës

Trajneri i ri i Kukësit, Armando Cungu, duket se ka ndryshuar mendim për formacionin. Fillimisht kishte menduar ta niste me sulmuesin Haris Harba në majë, por pasi ka parë boshnjakun në kushte loje, nuk është bindur në dy seancat e fundit. Shkodrani ka hartuar një strategji ndryshe. Skema do të jetë 4-3-3 dhe jo 4- 2-3-1 si e Pakultit, ndërsa i sakrifikuari është çuditërisht në mbrojtje.

Kukesi

Në vend të Qaqit në qendër do të luajë Alla. Në portë Kukësi do ta nisi sërish me Stivi Frashërin, ndërsa mbrojtja me Melon në të djathtë, kapitenin Shameti dhe Allën në qendër, si dhe Rrumbullakun në të majtë. Mesfusha do përbëhet nga Musolli, Dzaria e Zguro. Ndërsa sulmi ka një tredhëmbësh, ku risia është spostimi disi në të majtë i Donjet Shkodrës.

Në krahun tjetër është vendosur Çyrbja, ndërsa Plaku sërish në qendër të sulmit. Gjithçka mbetet për t’u parë sot në orën 18:00, teksa Cungu ka qenë jo pak i dyzuar, nisur edhe nga fakti që ka pasur vetëm tri ditë në dispozicion për të testuar skuadrën në stërvitje. Mungesa të sigurta për këtë takim janë të dëmtuarit Rustem Hoxha dhe Arlind Kalaja. Këta të fundit munguan edhe në ndeshjen e parë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"