Cungu ndryshon Kukësin, ja si pritet të jetë formacioni në ndeshjen e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 11:52

Cungu ndryshon Kukësin, ja si pritet të jetë formacioni në ndeshjen e kthimit

Trajneri i ri i Kukësit, Armando Cungu, ka marrë përsipër një detyrë të vështirë, por duke parë aftësitë dhe eksperiencën e tij, drejtuesit e klubit kanë besim te shkodrani se do të arrijë të udhëheqë skuadrën drejt kualifikimit në ndeshjen e nesërme ndaj Valetës. Natyrisht, shkodrani nuk ka shkopin magjik që të ndryshojë gjithçka në vetëm tri ditë stërvitje. Por, gjasat janë që skema të ketë ndryshime të vogla, por mbi të gjitha do të ketë lëvizje edhe në emra.

Kukesi

Rrumbullaku dhe Zguro luftojnë për një vend në krahun e majtë të mbrojtjes dhe kjo duket dilema e vetme e Cungut. Pakult provoi të luante me të dy në ndeshjen e parë, duke aktivizuar Rrumbullakun si mbrojtës krahu dhe Zguron më të avancuar në të majtë. Mirëpo, nuk dha asnjë efekt dhe austriaku e zëvendësoi pogradecarin që në fillim të pjesës së dytë.

Kukesi

Me skemën 4-1-4-1 dhe aktivizimin në majë të sulmit të boshnjakut Haris Harba, që vetëm dy ditë më parë mbushi 30-vjeç, Cungu kërkon një Kukës më afër portës. Me spostimin e Plakut në rolin e sulmuesit të krahut, bashkë me Çyrbjen që do të jetë në të djathtë, trajneri i ri beson se skuadra do të jetë më efikase në transfertë. Në pozicionet e tjera konfirmohen të njëjtët emra, teksa Melo do të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes, si dhe kapiteni Shameti e Qaqi në qendër.

pakult

Në rolin e kontrollorit do të jetë Musolli, ndërsa Dzaria dhe Shkodra disi më të spostuar, me këtë të fundit që do të mbështesë sulmuesin kryesor. Në varësi të lojës skema mund të kthehet edhe në 4-2-3-1, por gjithashtu mund të bëhet edhe 4-4-2. Gjithsesi, çdo gjë do të marrë sot formë, kur në orën 18:00 Kukësi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Ta Qali”, aty ku nesër do të luhet ndeshja e kthimit.

formacioni i cungut

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"