Cungu: Ndaj Flamurtarit nuk fitohet me traditë, ne i themi “me qit fall me një grosh”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2018 | 20:12

Cungu: Ndaj Flamurtarit nuk fitohet me traditë, ne i themi “me qit fall me një grosh”

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, në vigjilje të sfidës me Flamurtarin, deklaroi se pret ndryshim nga ekipi, dhe një ritëm tjetër në ndeshjen e nesërme. Gjithashtu, Cungu sqaroi edhe çështjen e largimit të Allës për tek Flamurtari.

cunguu

Ndeshja e nesërme…

Çdo ndeshje është e rëndësishme. Kukësi futet për objektivin e vet, për të marrë 3 pikët. Këtë duam edhe nesër. Një ndeshje nuk e prek harmoninë. Jemi profesionistë. Dëshira ishte e madhe për të fituar me Laçin, por kur nuk menaxhon lojën si duhet, futbolli i ka brenda të gjitha rezultatet. Kjo na ndodhi ndeshjen e kaluar. Tani e kemi lënë mbrapa, dhe tani do shohim përpara.

Çfarë ka ndryshuar këtë ndeshje?

Ka ndryshuar disa individë në formacion, gjithashtu edhe gjendja fizike. Ndeshjen e parë e dija se do ishim të rënduar, pasi vinim nga Kupat e Europës. Nesër dua një ritëm tjetër. Gjëra jo pozitive mund të gjesh tek çdo ekip, kemi bërë disa gabime dhe dhurata që ia dhamë Laçit. Gjatë javës kemi punuar, dhe që nga nesër dua të tregojmë që kemi ambicie. Nuk mund të them që do e zgjidhim dhe të shuajmë çdo gabim. Pres deri nesër rikuperimin e disa lojtarëve që kanë qenë të dëmtuar, por Kukësi ka lojtarë, dhe atyre që do i jepet shansi duhet të tregojnë që vlejnë për këtë ekip.

Flamurtari?

Nuk mund të them që e njohim, pasi ka ndryshuar rrënjësisht. Kam parë vetëm ndeshjen e parë ndaj Teutës. Ka një kontingjent me kualitete brenda, nuk do jetë e lehtë.

Çështja Shkodra?

Nuk besoj se ka çështje me të, ai është pjesë e klubit. E keni parë në formacion, është pjesë e stërvitjes sonë.

Kukësi i vërtetë?

Edhe ne kemi ndryshuar shumë, kemi pasur shumë ardhje. Sportistët duan pak kohë që të ambjentohen. Dëshira e drejtuesve është që të përshtaten sa më shpejt. Shpresoj që të vijë edhe një lojtar që merr përgjegjësi dhe tregon vlera te Kukësi.

Alla?

Jo shpeshherë ndodhin gjërat brenda dëshirës së klubit. Alla është larguar me dëshirën e tij, klubi dhe unë donim që të vazhdonte të ishte pjesë këtu. Unë doja që të rinovonte, por ai preferoi të largohej, dhe më mbetet t’i urojmë suksese atje ku është.

Do vazhdoni fitoret me Flamurtarin?

Personalisht nuk besoj te kjo traditë. Në Shkodër, ne i themi “me qit fall me nji grosh”. Futbolli ndryshon, por ka edhe probleme, dhe duhet të jemi të fokusuar ndaj çdo ekipi, pasi nuk fitohet me traditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"