Cungu me formacionin fitues ndaj “demave”, ja si pritet të rreshtohet Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 15:15

Cungu me formacionin fitues ndaj “demave”, ja si pritet të rreshtohet Laçi

Laçi do të kërkojë sot minimalisht të mos dalë pa pikë nga “Air Albania”, në një ndeshje me shkallë të lartë vështirësie kundër Partizanit. Fakti që kampionët në fuqi janë në pozita jokomode, e bën edhe më të vështirë ndeshjen.

Laci festa e golit

Gjithsesi, trajneri Armando Cungu i ka marrë të gjitha masat për sfidën e sotme, duke punuar faktikisht gjatë javës me skuadrën. Formacioni që luajti dhe fitoi pastër ndaj Kukësit pritet të konfirmohet edhe kundër Partizanit. Pavarësisht rikthimit të sulmuesit Kirian Nuabueze, sërish ky i fundit do ta nisë nga stoli, pasi nuk është ende në 100 % të formës.

Në këto kushte, nigeriani me pasaportë amerikane do të aktivizohet vetëm në varësi të lojës. Forma e mirë e treshes së sulmit: Greca, Xhixha dhe Teko, ka kënaqur stafin.

Formacioni i Lacit

Mbrojtja dhe mesfusha, dy reparte që bënë diferencën javën e kaluar në fitoren me Kukësin, rikonfirmohet gjithashtu me të njëjtët lojtarë që do të zbresin në fushë ndaj Partizanit. Lajm i mirë për Laçin është fakti se trajneri Cungu do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"