Cungu mbetet “makth” për Tiranën, trajneri i Laçit tremb bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 9:29

Cungu mbetet “makth” për Tiranën, trajneri i Laçit tremb bardheblutë

“Vazhdoni ju tironcit e vjetër me PIN dhe me PUK, nejse. Ky është problemi i përkthimit tuaj. Kjo është e drejtë e Tiranës për të gjetur PIN-in”. Në shkurt të 2019-ës, Armando Cungu iu përgjigj kështu ngacmimeve për një batutë të tij të vjetër në adresë të Tiranës. Asokohe, Armando Cungu thoshte se ia kishte gjetur PIN-in Tiranës.

cungu

Dhe realisht, përtej batutave dhe shakave, apo edhe provokimeve që janë në normale para një ndeshjeje futbolli, Armando Cungu është trajneri, i cili me skuadrat që ka drejtuar, e ka masakruar Tiranën. Si me Kukësin dy herë, Vllazninë dhe Laçin, Cungu ia ka dalë që të çmontojë bardheblutë. Në 21 takime, skuadrat e tij kanë fituar nëntë ndeshje. Tetë takime janë mbyllur në barazim, ndërsa katër i ka fituar Tirana.

Avantazh i dukshëm i shkodranëve. Jo vetëm kaq, Cungu dhe ekipet që ka drejtuar, në 21 ndeshjet kundër Tiranës, kanë shënuar 25 gola, kundrejt 12 të bardhebluve. Dhe nuk ka mbaruar akoma. Cungu dhe Laçi janë një dyshe perfekte. Në tetë ndeshje, mes Laçit të Cungut dhe Tiranës, vetëm një herë kanë fituar bardheblutë, ndërsa tri takime i ka fituar ekipi kurbinas. Katër ndeshje janë mbyllur në barazim.

“Qershia mbi tortë” është 27 maji i 2017-ës, ku Vllaznia e Cungut, duke barazuar 0-0 në Shkodër, zbriti një kategori më poshtë Tiranën e Mirel Josës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"