Cungu: Kontratat s’i bëj unë, nuk dua në ekip lojtarë që nuk pranojnë konkurrencën. Kush nuk bindet…

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 26, 2018 | 23:14

Cungu: Kontratat s’i bëj unë, nuk dua në ekip lojtarë që nuk pranojnë konkurrencën. Kush nuk bindet…

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, në intervistën për Supersport pas ndeshjes, deklaroi se u ndëshkua vetëm nga një episod i ndeshjes. Gjithashtu, ai pati edhe një koment për frymën brenda grupit.

cungu

Jeni i zhgënjyer sot?

Ekipi zhvilloi një ndeshje të mirë. Gabuam vetëm te goditja e këndit, ku nuk e zgjidhëm siç duhet, dhe u ndëshkuam. Për asnjë moment, nuk ishin superiore. Edhe në 30 minutat e fundit, dominuam, e kërkuam golin, por na mungoi. Ajo që ka rëndësi janë pikët. 1 pikë është pak. Rivalët tanë kanë marrë më shumë pikë se sa ne. Nuk është ai start që pretendoja. Kemi vështirësi, por duhet të shohim përpara.

Ndikojnë zërat e merkatos te loja në ekip?

Nëse më bëni pyetje për ndeshjen, jam gati të përgjigjem. Nëse më pyesni për kontratat, ato nuk i kam bërë unë, dhe nuk përgjigjem për ato. Unë e kam theksuar, nuk ka arsye pse të ketë probleme me individë. Kush është profesionist, duhet të pranojnë konkurrencën. Nëse nuk ka konkurrencë, nuk ka grup. Unë duhet të mbroj grupin, dhe ata lojtarë që kërkojnë të ecin përpara dhe të vazhdojnë në nivele të larta. Kush nuk i bindet këtij rregulli, e përjashton vetë futbolli, as trajneri e as ndonjë drejtor.

U duk që nuk u pajtuar, kur futët Qaqit, dhe ndryshuat modulin e lojës, edhe pse ishte e papritur..

Nuk ishte e papritur. Që kur nisi pjesa e dytë, kaluam në 4-4-2, me Harbën në sulm. Edhe 30 minutat e fundit, sakrifikuam duke kaluar në 3-4-1-2. Disa momente ekipi u shpreh mirë, e dija që do kishim probleme mbrapa. Ekuilibrat na u prishën, edhe me dëmtimin e Rrumbullakut. Mbetëm edhe në inferioritet numerik. Tentuam me disa goditje këndi, por në fund asgjë nuk vlen nëse nuk shënon. Nuk pashë një Kukës apatik, thjesht gabuam tek momenti i golit të kundërshtarit.

Terreni, pengesë për ndeshjen e sotme..

Të keshë këtë terren në Superligë, lë shumë për të dëshiruar. Duhet një futboll më i bukur. Edhe ne si trajner japim udhëzime për të pasur kujdes kur kthejnë topin lojtarit, dhe kjo gjë të penalizon kur duam të nisim topin. Nuk mund të luajmë vetëm me topa të gjatë.





www.minuta90.com