Cungu ka gati “kurthin”, Laçi e di si mundet Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 8, 2020 | 12:37

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Laci Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Cungu ka gati “kurthin”, Laçi e di si mundet Kukësi

Laçi shkon më i plotë se kurrë në ndeshjen ndaj Kukësit. Trajneri Armando Cungu ka punuar gjatë javës me një grup të kompletuar, teksa është rikthyer pranë skuadrës edhe mesfushori kavajas, Regi Lushkja, i cili ka lënë pas problemet shëndetësore dhe do të jetë një armë plus për skuadrën. shehu laci

Laçi ka arritur ta mposhtë Kukësin në fazën e dytë, ndërkohë që i ka marrë pikë edhe në fazën e parë. Fitorja ndaj Skënderbeut ka rikthyer qetësinë te kurbinasit, të cilët kanë tashmë alternativa të shumta në formacion. Përveç Lushkjes, i gatshëm për Cungun rikthehet edhe mbrojtësi i majtë, Rudolf Turkaj.

“Lufta” për një vend është e madhe, veçanërisht në repartin e mesfushës dhe sulmit. Fakt është që braziliani Teko, që prej ardhjes së Grecës, ka mbetur në stol dhe preferohet më tepër nga Cungu për t’u përdorur në pjesën e dytë.cungu

Trajneri ka punuar shumë faktikisht gjatë javës me skuadrën, teksa duke parë cilësitë e Kukësit, sot do të hedhë në fushë një skuadër me “muskuj”, për të përfituar nga kundërsulmet e shpejta.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com