Cungu i sinqertë: Ushtrimet në shtëpi nuk janë stërvitje e mirëfilltë, besoj te profesionalizmi i lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 17:53

Cungu i sinqertë: Ushtrimet në shtëpi nuk janë stërvitje e mirëfilltë, besoj te profesionalizmi i lojtarëve

Trajneri i Laçit Armando Cungu beson se futbolistët e tij do ta ruajnë formën fizike, pavarësisht izolimit të detyruar nga koronavirusi.

cungu-lacii

Për “Fan Zone” të “Superspor”, tekniku shkodran theksoi se stërvitja në kushte shtëpiake nuk është metoda më e mirë për të mbajtur fizikun në formë për futbollistët dhe sipas tij qëndrimi në karantinë do të ndikojë në formën e të gjithë lojtarëve.

“Stërvitja e lojtarëve në kushte izolimi – Në fakt është një situatë e re, me të cilën nuk jemi mësuar dhe nuk e dimë as se sa do zgjasë, ndaj kjo na e vështirëson punën. Megjithatë duke besuar në profesionalizmin e lojtarëve, po i azhornojmë çdo ditë me programe stërvitore nga shtëpia, për të ruajtur sadopak formën.

Tirana-Laci

Izolimi do të ndikojë në formën e futbollistëve – Pa diskutim që po, pasi ushtrimet që zhvillojnë nga shtëpia nuk janë stërvitje e mirëfilltë, por më shumë një lloj nxehje e muskujve. Megjithatë, është situatë e vështirë dhe e re për ne, ndaj do të duhet të përshtatemi e të shpresojmë ta kalojmë me sukses”, përfundoi trajneri i Laçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"