Cungu i nxehur: Gjykimi më acaroi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2016 | 16:10

Cungu i nxehur: Gjykimi më acaroi

Trajneri i Vllaznisë, Armando Cungu ka qenë tejet i revoltuar si gjatë ndeshjes me Partizanin, ashtu edhe në përfundim të saj. Ai ka deklaruar për “Supersport” se ekipi i tij e ka merituar plotësisht pikën e marrë, madje nuk harron të akuzojë edhe gjyqtarët që sipas tij ndikuan në rezultatcungu“Të shënonosh në minutën e fundit gëzimi është i natyrshëm.  Gjithsesi e meritonim sepse e kemi dominuar të gjithë pjesën e dytë. Jam i kënaqur me pjesën e dytë, ndërsa në pjesën e parë kemi çaluar pasi Partizani na ka vënë shumë në vështirësi.

Jam i çuditur që lojtarët ndiejnë një presion të madh. Nuk arrij të kuptoj ende çfarë ndodhi te goli i Partizanit, pasi ishte një gjuajtje e lehtë pa pretendime dhe për se portieri reagoi aq keq.

Jam i pakënaqur edhe për gjykimin, sepse nuk e kuptoj për se gjyqtarët marrin vendime nga ato që quhen të vogla por që të acarojnë”, deklaroi pas ndeshjes Armando Cungu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"