Cungu: I ftoj tifozët të na mbështesin, penalltia e Rexhinaldos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 13:49

Cungu: I ftoj tifozët të na mbështesin, penalltia e Rexhinaldos…

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu ka folur përpara gazetarëve në prag të sfidës me Teutën që do të luhet ditën e nesërme në “Selman Stërmasi”. Trajneri ka sqaruar disa pika ku ndër të tjera ka shprehur edhe rëndësinë e stadiumit.
cungu

“Nuk mendoj se ka ndonjë ekip të lehtë në Superligë. Ajo që duhet është shumë stërvitje, djersë dhe seriozitet për të arritur marjen e pikëve .Rrjedhimisht edhe ndeshja e nesërme, përballë ekipit të Teutës, nuk do të jetë e lehtë por jo e pamundur për të dal nga kjo ndeshje me pikë të plota.”, u shpreh Cungu ndër të tjera.

Stadiumi

“Mungesa e stadiumit ka ndikuar shumë pasi dihet edhe rëndësia e lojtarit të dymbëdhjetë por ne do të bëjmë të pamundurën për të arritur tek fitorja. Shfrytëzoj mundësinë që të ftoj të gjithë sportdashësit dhe në veçanti tifozët kuksjanë të mbështesin ekipin e tyre.”

Rexhinaldo 

“Rexhinaldo do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme përballë Teutës. Për sa i takon humbjes së penalltisë, historia ka treguar që nuk janë treguar të saktë para porte lojtarë botërorë dhe të mos harrojmë që është hera e parë që ky futbollist humbet penalltinë për ekipin tonë. Rexhinaldo jep maksimumin në çdo ndeshje dhe shpresoj që të arrijë të shënojë nesër.”

Renditja 

“Sa i takon rënditjes së ekipit të Kukësit në tabelën e klasifikimit, vazhdoj të theksoj se kemi të bëjmë me një ekip pothuajse totalisht të ri, me futbollistë të ardhur në merkaton e verës, por ndikim të madh ka edhe mungesa e stadiumit tonë, i cili ka sjell edhe mungesën e tifozërisë që për një ekip është shumë i rëndësishëm.”

Ecuria

“Dy ndeshjet e fundit nuk arritëm të mernim pikët të cilat i synonym por kampionati është i gjatë por duhet të mos bëjmë gabime në mënyrë që të ngjitemi në tabelën e klasifikimit.”

Gjykimi

“Ka momente që edhe ne e humbim qetësinë për arsye të ndryshme. Nuk më takon të diskutoj për ta por të merrem me ekipin. Pjesa e gjyqtarëve u takon drejtuesve. Ata kanë kompetencat. Natyrshëm mund të ketë kontestime, por i përkasin të shkuarës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"