Cungu i emocionuar pas kualifikimit: Nuk e mendonte njeri që Kukësi…
Kukësi arriti të kualifikohej për në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve teksa barazoi 1-1 në transfertë nda Valetës. Goli në fushën kundërshtare i realizuar nga Dzaria në minutën e 84 i siguroi kualifikimin verilindorëve. Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, trajneri Armando Cungu u shfaq tepër i emocionuar pas ndeshjes. Ai tregoi për emocionet e kualifikimit dhe për presionin psikologjik para takimit.
Kualifikim emocional pas rikthimit në Kukës, një hap i mbarë për ju…
Rikthimi në Kukësi normalisht që ka emocionet dhe sadisfaksionet e veta për historinë që kemi kaluar kaluar te Kukësi. Ka qenë një simpati e veçantë për mua pas Vllaznisë, natyrshëm që ma ka dhënë Kukësi këtë fat.
Ndeshja e sotme ishte shumë e vështirë. Kërkohej me çdokush nga ne, nga opinioni sportiv kalimi i turit edhe pse jo shumë të favorshëm për sa i përket ndeshjes së parë. Kemi pasur një presion psikologjik për vetë faktin që Kukësi duhet të kalonte.
Nuk e mendonte njeri që Kukësi nuk mund të kalonte Valetën. Në fakt nuk ishte ashtu, Valeta për mendimin tim ishte ekip shumë i mirë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"