Cungu: I bindur për fitore, jam shumë i shqetësuar për Musollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 15:05

Cungu: I bindur për fitore, jam shumë i shqetësuar për Musollin

Gjendja e ekipit – Gjendja e ekipit është e mirë, por sigurisht që kemi një mungesë të madhe. Musolli është një lojtar i madh për skuadrën dhe do të na mungojë shumë nesër. Rexhinaldo do të jetë në 100% e tij, ashtu si në ndeshjen ndaj Tetuës.

Ajo që kam më shumë merak, është mungesa e Musollit, pasi më duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë për mesfushën.

Vend për eufori – Nuk kemi eufori, pasi ekipi që kam është profesionist dhe e di se nuk ka vend për eufori. Jam gjithmonë i bindur për fitore. Kukësi është përmirësuar ndjeshëm, por vend për përimërism ka gjithmonë.

Objektivat – Për të arritur objektivat, çdo gjë duhet marrë seriozisht, ndryshe do çdo gjë do të jetë në favor të kundërshtarit. Në çdo ndeshje ne do të kërkojmë gjithmonë maksimumin.

Lojtarët – Në mbrojtje jam i qetë, sepse kemi Shametin. Por e përsëris, jam shumë i shqetësuar për Musollin. Stërvis 25 lojtarë dhe të gjithë dëshirojnë që të shfrytëzojnë mundësitë që u jepen. Kam pasur Ylli Hoxhën, dhe Manukën vite më parë dhe në javën e 3-të Manuka mori një dëmtim në gju. Ndërsa Hoxha kërkohej shumë në ato vite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"