Cungu i bën llogaritë me mungesën e Xhixhës, Laçi përgatitet për sfidën me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 19:18

Cungu i bën llogaritë me mungesën e Xhixhës, Laçi përgatitet për sfidën me Teutën

Pas dy humbjeve radhazi në ndeshjet e muajit dhjetor, Laçi rikthehet në vitin 2020 me një transfertë delikate ndaj Teutës në Durrës. Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu ka treguar shpesh në stadiumin “Niko Dovana” se merr pikë. Megjithatë, këtë herë bardhezinjtë do të kërkojnë patjetër fitoren, për të mos iu shkëputur grupit të pretendentëve. 

cungu-lacii

Cungu ka ulur ditët e fundit ngarkesën, duke punuar më tepër me formacionin që pritet të hedhë në fushë të martën në orën 17:00. Një mungesë e sigurt e Laçit është ajo e sulmuesit Redon Xhixha, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

LACI

Merkato – Laçi po kompleton gradualisht skuadrën pas afrimeve të mesfushorëve të krahut, Bedri Greca dhe Uendi Vecaj, në një kohë që është rikthyer nga huazimi edhe mbrojtësi i majtë, Irlian Ceka. Kurbinasit pritet të bëjnë edhe të paktën tri afrime të tjera. Një prej tyre do të zyrtarizohet këto ditë, pikërisht ish-kapiteni i Luftëtarit, Donald Rapo. Ndërkohë, deri më tani nga kurbinasit janë larguar emra si Damian Gjini, Stenio Garsia Dutra, Elvi Berisha, Aleksandros Zaimi, Flosard Malçi, Renato Spahiu, Ersil Ymeri. Ky i fundit dje firmosi për klubin e Superligës së Kosovës, Llapi i Podujevës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"