Cungu “driblon” për Kukësin dhe pranon oferta nga Superiorja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 17:53

Cungu “driblon” për Kukësin dhe pranon oferta nga Superiorja

“Panorama Sport” raportoi se tek klubi i Kukësit, po mendohej seriozisht ideja për të rikthyer Armando Cungun në krye të stolit të Kukësit. Rezultatet e dobëta të trajnerit Milinkoviç, kanë ulur besimin e presidentit Gjici, dhe pavarësisht se ky i fundit e ka konfirmuar në krye të stolit, në zyrat e klubit flitet se shkodrani mund të jetë pasues i tij.

Cungu

Në një intervistë për mediat lokale në Shkodër, Cungu është shprehur se në fakt nuk është kontaktuar nga Kukësi. “Mund të konfirmoj se nuk kam pasur kontakte me drejtuesit e Kukësit. Nuk e di nga kanë dalë këto fjalë. Në fakt, kam pasur një ofertë nga një klub tjetër i Superiores, i cili pret përgjigjen time këto ditë. Kam pasur oferta edhe nga ekipe kosovare, megjithatë, për momentin jam duke pushuar dhe ndoshta më vonë do të marr një vendim për të ardhmen time” – shpreh Cungu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"