Cungu drejt dorëheqjes, Gjoka pranë zyrtarizimit tek Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2017 | 16:29

Cungu drejt dorëheqjes, Gjoka pranë zyrtarizimit tek Vllaznia

Humbja e fundit ndaj Kamzës në transfertë, duket se e ka mbushur kupën për Armando Cungun në krye të Vllaznisë. Tekniku shkodran, pas edhe deklaratave të forta në përfundim të ndeshjes, kryesisht ndaj lojtarëve të tij, po mendon seriozisht dorëheqjen, dhe me shumë gjasa nuk do të jetë më në krye të klubit shkodran. Edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, duket se do ta pranojë dorëheqjen e Cungut.

Armando CUngu ne shi

Nga ana tjetër, sot qarkulloi edhe lajmi se do të jetë Ernest Gjoka, pasardhësi i tij në krye të Vllaznisë. Mësohet se ai ka pasur një takim me kryetaren e bashkisë Shkodër, dhe parimisht është rënë dakord për fillimin e aventurës së tij tek Vllaznia.

gjoka

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"