Cungu: Do jetë e vështirë ta motivoj skuadrën ndaj Kastriotit, nuk e kam sulmuar Rexhinaldon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 15:31

Cungu: Do jetë e vështirë ta motivoj skuadrën ndaj Kastriotit, nuk e kam sulmuar Rexhinaldon

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, doli në konferencën e sotme për shtyp ku foli për ecurinë e ekipit si dhe për gjendjen dhe ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 14:00. Tekniku shkodran tregon se ndalesa e kampionatit kanë ndihmuar lojtarët për t’u përmirësuar.Cungu nuk e fshehu vështirësinë për të motivuar skuadrën në ndeshjen ndaj Kastriotit dhe e cilësoi atë si një përballje delikate.

Cungu

Gjendja e ekipit

“Nuk ka shqetësime dhe e kam theksuar qe pavarësisht rezultatit ku prisnim rezultate pozitive. Kemi bërë lojë të mirë dhe dominuese”.

Aspekti psikologjik

“Aspekti psikologjik është i lartë pasi po krijojmë raste dhe nuk po shoh ekip me të fortë se Kukësi për momentin. Pushimet janë pozitive dhe kanë ndihmuar këtë periudhë dhe lojtarët mund të marrin më shumë ngarkesë por edhe janë përmirësuar ato me gjendje jo të mirë fizike. Ndeshja me Kastriotin është delikate dhe nuk shoh ekipe të lehta në letër. I bëj me dije djemtë të jenë koshient dhe mos të kenë nënvlerësim pasi nuk ka vend”.

Motivimi

“Nuk e kam problem të përgatis ndeshjen më aspektin sportiv, por është e vështirë për motivimin në ndeshje të tilla pasi ndaj Skënderbeut janë vetë të motivuar.

Eksperienca kanë treguar se nëse ndeshjet merren lehtë duhet menduar për kundërshtarin. Djemtë e kanë kuptuar ndeshjen e radhës. Do të ketë ndryshime në formacion pasi ka pika ku duhet ndryshim dhe duhet parë pikat më të mira. Duhet krijuar stabilitet!”

Humbja kundër Skënderbeut

“Ishin rezultate zhgënjyese por nuk është shume zhgënjim kur humb në Korçë. Lojërat ishin bindëse dhe na zhgënjejnë vetëm pikët e lëna. Ndeshjen e radhës nuk duhet ta marrim me presion pasi 3 pikët janë oksigjen dhe duhet të luajmë qetë. Më se e bëjmë gjithçka mirë do të marrim më të mirën.”

Rexhinaldo

“Jam përgjigjur vetëm pyetjeve dhe më vjen keq qe tjetërsohen vendet dhe nuk kam fyer askënd. Kam thënë fjalë maksimale kur ka prezenca të mira dhe do të ketë kritika. Nuk kam sulmuar individë të caktuar ndërsa më vjen keq për përkthimin që i është bërë Rexhinaldos”.

Rastet e humbura

“Pas Partizanit kam kërkuar nga lojtarët që të japin më tepër kontribut pasi në shumë ndeshje humbim të paktën 4 raste për gol. Presim nga ndeshja në ndeshje dhe nga java në javë të shënohen gola. Gjeografia e shpërndarjes së golave duhet të jetë e barabartë. Kanë të gjithë të drejtë të shënojnë pasi si Cuculi e Shameti kanë kontribuuar me gola”.

Disiplina

“Mua si trajner më takon të bej punën time dhe gjobat e gjerat tjera janë pjesa që i takon drejtuesve. Primare për mua është disiplina dhe kur ka probleme, janë instancat më të larta që marrin vendime”.

Stadiumi

“Fakti që kemi bërë lojë të mire do të thotë që ka ndryshuar ekipi, por në dy javët e fundit kishim përballë dy rivalë direkt, por nuk kemi gjë më pak. E vetmja gjë që kemi më pak është stadiumi dhe tifozë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"