Cungu buzëqesh pas nisjes së vështirë të kampionatit, Laçi i kthehen dy lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2020 | 20:02

Cungu buzëqesh pas nisjes së vështirë të kampionatit, Laçi i kthehen dy lojtarë

Vetëm dy pikë në dy ndeshjet e para të kampionatit kanë lënë një shije jo të mirë në klubin kurbinas. Postndeshja me Kastriotin u shoqërua me shumë dyshime për të ardhmen e trajnerit Armando Cungu. Megjithatë, presidenti Laska rikonfirmoi shkodranin në pankinë dhe duke i dhënë një tjetër shans për të vazhduar i qetë drejtimin e ekipit, pasi ky është vetëm fillimi i sezonit.

Laci

Laçi luan nesër në orën 13:30 ndeshjen e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias që militon në Kategorinë e Parë. Bardhezinjtë janë të favorizuar nga faktori fushë, por gjithsesi duke parë çfarë surprizash kanë ndodhur në ndeshjet e djeshme të Kupës, i druhen jo pak cilësisë që ka Egnatia. Ndërkohë, nga klubi kurbinas janë konfirmuar dje dy rikthime të rëndësishme.

Bëhet fjalë për lojtarë të cilët kanë prej dy javësh të dëmtuar, pikërisht mbrojtësi i djathtë Dorian Kërçiku dhe mesfushori i qendrës, Julian Shehu, të cilët nuk janë aktivizuar në dy ndeshjet e para. “Lufta” për një vend në formacion tashmë bëhet edhe më e madhe, me Cungun që duhet të menaxhojë një grup lojtarësh, të cilët janë gati për të marrë fanellën e titullarit. Në ndeshjen e fundit ndaj Kastriotit, ajo që habiti jo pak ishte fakti se Laçi kreu vetëm një zëvendësim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"