Cungu bën ndryshime te kurbinasit, Laçi kërkon kthesën e madhe ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2019 | 8:15

Cungu bën ndryshime te kurbinasit, Laçi kërkon kthesën e madhe ndaj Teutës

Laçi do të kërkojë sot kthesën e madhe, teksa me Armando Cungun në stol luan ndeshjen e parë në shtëpi që pas emërimit të shkodranit.

lacii

Në ndryshim nga takimet e kaluara, këtë herë klubi kurbinas ka vendosur që hyrja në stadium të jetë me bileta. Pra, tribuna përballë që deri në ndeshjen ndaj Bylisit ka qenë me hyrje të lirë, sot do të jetë me bileta. Ndërkohë, përveç kapitenit Eglentin Gjoni, i cili e ka mbyllur vitin pas dëmtimit në dorë, të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm. Gjasat janë që këtë herë Cungu të ulë në stol portierin moldav, Dimitri Stazhilla.

Ky i fundit ka shfaqur një formë të dobët dhe shanset më të mëdha janë që sot t’i jepet një mundësi portierit Edmir Sali, i cili nuk ka luajtur asnjë takim këtë kampionat. Sa u përket pozicioneve të tjera, në balotazh për një vend janë edhe mesfushorët Deliu e Ymeri, me të parin më të avantazhuar për të qenë titullar. Ndërkohë, sulmuesi Xhixha nuk është në gjendjen më të mirë fizike, por gjithsesi sot pritet ta nisë nga minuta e parë.

cungu lacii

CUNGU – Për trajnerin e Laçit, ndeshja e sotme vlen vetëm tri pikë, edhe pse është i ndërgjegjshëm për vështirësinë. “Kam vlerësimin maksimal, jo vetëm për Teutën, por çdo ekip në Superiore. Janë të gjitha shumë të vështira për t’u kaluar. Të gjithë mund të mposhtin cilëndo skuadër dhe e kundërta. Teuta ndodhet në vendin parë dhe do të ketë vlerësim për aq sa e meriton. Kemi një shqetësim të vogël të Xhixhës, por shpresoj ta kem gati”, është shprehur dje Cungu.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"