Çuko: Nuk e kemi luksin të mbrohemi, luajmë cdo ndeshje me 4 sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2018 | 16:13

Çuko: Nuk e kemi luksin të mbrohemi, luajmë cdo ndeshje me 4 sulmues

Trajneri momental i Lushnjës, Çuko, foli pas ndeshjes për “Supersport”.

28383487_10208615201977669_214818644_n

Çfarë duhet të bëjë Lushnja për të marrë pikë në shtëpi?

Ne jemi munduar që ndeshjet ti zhvillojmë me 4 sulmues. Kemi probleme me posedimin e topit. Në të vetmin moment që humbëm topin pësuam gol. Na mungon agresiviteti te topat e kthyer. Kishim disa mundësi për të shënuar gol me Bufasin, por në momentin tonë më të mirë shënoi Racic.

Pse nuk u mbrojtët kur barazuat?

Ne nuk ka intereson aspak që të marrim barazim në këto kushte që jeni. Nuk kemi më se çfarë të humbim, sidomos në fushën tonë. Jemi të detyruar të luajmë me këtë sistem.

A ka ardhur momenti që të drejtoni Lushnjën? A jeni ju gati?

Kjo nuk është në dorën time, por në dorën e drejtuesve. Varet se çfarë projekti do të jetë, por në qoftë se më ofrohet dhe do të jenë lojtarët e duhur do ta pranoj me kënaqësi.

Gjendja e Branicës, Xhafës dhe Koreshit?

Branica ka filluar përgatitjet me ekipin ndërsa dy të tjerët nuk do të rikthehen me ekipin deri në fund të sezonit.

Prania e Cankës dhe Sefës në ekip?

Sefën është luks për çdo ekip që ta ketë. Normal edhe Cankën, ndërsa pjesa tjetër lë për të dëshiruar në disa raste, mbase eshë nga eksperienca.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"