Çuko akuza të rënda arbitrit: I tha lojtarëve, pse festoni kot? E nxis ekipin të dëshmojë tek Etika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2018 | 16:16

Çuko akuza të rënda arbitrit: I tha lojtarëve, pse festoni kot? E nxis ekipin të dëshmojë tek Etika

Tjetër humbje. Pse nuk e administruat golin?

Pjesën e parë ishim në ekuilibër. Ai gabim na kushtoi në rezultat. Kishim dhe një episode gjatë lojës, arbitri kujton se Lushnja ka rënë. Arbitri i thotë lojtarëve pse festoni ju? Edhe një top që humbi Rexhinaldo tha: Nuk e bëri ky, të mbaronim punë? Përderisa arbitri thotë këto gjëra, më mirë të na thonë t’i lëmë në tavolinë këto ndeshje.

Cuko

Nëse Komisioni i Etikës ju thërret për një ballafaqim, a do ishit i gatshëm t’i tonit këto gjëra? A do t’i nxisje lojtarët?

Mua ma thanë sportistët këto gjëra. Po, do t’i nxisja të tregonin edhe përballë Komisionit.

Pjesën e parë ishim në ekuilibër. Më pas, duke parë se lojtarët i kishim me kartona. Sefa na u dëmtua në stërvitje. Me këtë grup lojtarësh, e kemi të vështirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"