Çuditë e merkatos/ I vjedhin çantën drejtorit sportiv, klubit të njohur francez i dështon transferimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2023 | 16:22

Çuditë e merkatos/ I vjedhin çantën drejtorit sportiv, klubit të njohur francez i dështon transferimi

Dita e fundit e merkatos ka shumë të papritura, me lëvizje në minutat e fundit që realizohen apo dështojnë për detaje të vogla apo akorde që prishen. Por klubit francez të Bordo, i ka ndodhur e papritura në ditën e fundit pasi nuk kanë siguruar dot një sulmues për të zëvendësuar të larguarin Albert Elis.

3a64453266366dd6568fd462ce5c853b-39007-oooz0000

Ka qenë vetë presidenti i klubit, Zherard Lopez, ai që ka zbuluar se francezët që militojnë në kategorinë e dytë, nuk ia kanë dalë të transferojnë një lojtar në repartin ofensiv pas një peripecie të vogël që i kishte ndodhur drejtorit sportiv, Admar Lopes.

“Kishim si objektiv tre lojtarë, një prej të cilëve luan në Spanjë në një klub që kishte vështirësi të gjente zëvendësues. Dje, kur dukej se kishim gjetur një akord, ata filluan të zgjatnin bisedat, as nuk përgjigjeshin më në telefon. Por përtej kësaj, Admar i vodhën çantën me dokumentet dhe nuk mund të udhëtonte drejt Spanjës. Ndoshta nuk do të ndryshonte asgjë, edhe nëse do të prezantohej para zyrave të tyre, por nuk e kishim këtë mundësi”, theksoi presidenti i Bordo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"