Çuditë e Kategorisë së Dytë, protesta për një gol sjell tre të kuq njëherësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2022 | 19:21

Çuditë e Kategorisë së Dytë, protesta për një gol sjell tre të kuq njëherësh

Ndeshjet e futbollit shqiptar shpeshherë sjellin ngjarje të çuditshme dhe kështu ka ndodhur edhe sot në sfidën e Kategorisë së Dytë mes Veleçikut dhe Gramshit që është luajtur në Koplik. Në duelin e fituar me shifrat 4-0 nga vendasit, vendimtar ka qenë goli i parë i sfidës, pasi si pasojë e tij erdhën menjëherë tre kartonë të verdhë.

312653598_1320391635386716_4426389714206694015_n

Në minutën e 23-të, Dibra shënoi golin e avantazhit për ekipin e drejtuar nga Dritan Smajli e kjo ka sjellë ndërprerjen e ndeshjes për rreth 10 minuta. Lojtarët e Gramshit kanë kontestuar golin duke pretenduar për pozicion jashtë loje, teksa kanë rrethuar gjyqtarin Kadria.

313190303_1060436464649079_1566505303388341022_n

Ata e tepruan disi me protestat dhe me ofendimet ndaj tij me kryesorin i cili fillimisht i tregoi kartonin e kuq Bakut e më pas edhe Hysës dhe Metajt, duke lënë Gramshin me 8 lojtarë në vijimin e takimit që rifilloi vetëm pas ndërhyrjes së delegatit të FSHF.

315351973_1310497686364148_2941844629472907168_n

Me këtë epërsi në shifra dhe në numër lojtarësh në fushë, gjithçka iu bë shumë më e thjeshtë Veleçikut të merrte tre pikët, pasi ata dyfishuan me Elbasanin në pjesën e parë të sfidës, ndërsa në të dytën shënuan edhe dy herë të tjera me Ujkajn.

BASHKIM RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"