Çuditë e futbollit shqiptar / Miqësorja Skënderbeu-Pogradeci, aty ku protagoniste u bënë… fanellat (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2021 | 22:16

Çuditë e futbollit shqiptar / Miqësorja Skënderbeu-Pogradeci, aty ku protagoniste u bënë… fanellat (FOTO)

Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Pogradecit në stadiumin e qytetit të Korçës, u ka shërbyer të dy skuadrave për të monitoruar formën e lojtarëve kur mbetet një muaj nga fillimi i kampionatit. Por ajo që do të kujtohet më shumë nga barazimi 0-0 është situata e çuditshme që u krijua me fanellat gjatë sfidës.

229486193_365157371806930_5391023799319519958_n

Dy skuadra me sa duket nuk ishin koordinuar përpara sfidës rreth uniformave sportive që do të përdornin në këtë sfidë dhe si për çudi, të dy palët zbritën në fushën e lojës me fanellat e bardha.

228777930_1727469180773301_721377368911345994_n

Kjo shkaktoi pak konfuzion para startit të ndeshjes pasi ishte e qartë se do të bëhej e pamundur të identifikoheshin futbollistët e dy ekipeve gjatë takimit.

227461093_380498426754100_2215984229899680732_n

Zgjidhja momentale u bë nga Skënderbeu, pasi lojtarët e ekipit vendas veshën të gjithë jelekët e stërvitjes mbi fanellat, duke u bërë kështu të dallueshëm nga kundërshtarët pogradecarë.

230012760_273951617396342_5831442939228418180_n (1)

Sigurisht, kjo nuk ishte një zgjidhje optimale, ndaj në pushimin e ndeshjes korçarët ndryshuan përsëri.

234479732_3805964146176883_2855700912989032675_n

Në pjesën e dytë të takimit, skuadra vendase luajti me fanellat stërvitore me ngjyrë të kuqe, duke i dhënë fund kësisoj ngatërresës së pazakontë me ekipin e Pogradecit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"