Çudit presidenti Duka: Ndaj Turqisë bëmë gabime amatoreske

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2017 | 20:48

Çudit presidenti Duka: Ndaj Turqisë bëmë gabime amatoreske

Pavarësisht fitores 2-3 në miqësoren ndaj Turqisë, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, nuk ka qënë plotësisht i lumtur nga loja e ekipit Kombëtar. Në një prononcim për “Supersport” nga aeroporti i Rinasit, Duka deklaroi se skuadra duhet të nxjerrë mësim nga gabimet e bërë në miqësoren ndaj Turqisë në mënyrë që ato gabime mos përsëriten në ndeshjet zyrtare.

duka-ilda

Miqësorja ndaj Turqisë

“Jam i kënaqur me rezultatin e ekipit dhe me përgatitjen që i bënë ndeshjes dhe atë çfarë dhanë në fushë. Në një ndeshje miqësore është i rëndësishëm eksperimenti teknik dhe nëse merr një fitore, është një kënaqësi më shumë. Duhet të nxjerrim mësime nga gjërat që bëmë keq, për t’i korrigjuar në të ardhmen. Edhe kjo ndeshje nuk ka pasur pak gabime, por shpresojmë të mos i përsërisim më. Nuk duhet të bëjmë gabime amatoreske.”

Kualifikimi në Europianin 2020

“2020-a? Kam shumë besim te skuadra. Ka të gjitha mundësitë për të fituar çdo ndeshje, por s’mund të themi që jemi një skuadër e madhe, që mund të marrim 3 pikët në çdo takim. Me një short të mirë, i kemi të gjitha mundësitë për të arritur në Europianin e 2020-ës.”

Besimi tek trajneri Panuçi

“Rruga është shumë e gjatë dhe ne kemi objektivat tona për 2020-ën, por nëse do të kualifikohemi, do të falënderojmë Panuçin dhe të tjerët. Kemi eksperienca pozitive, kur ekipi rri më shumë bashkë. Në shtator do të presim shortin.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"