Çudit Hejnkes, akoma pa kontratë tek Bajerni: Nuk kam kohë ta firmos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2017 | 20:56

Çudit Hejnkes, akoma pa kontratë tek Bajerni: Nuk kam kohë ta firmos

Jup Hejnkes, zëvendësoi Karlo Ancelotin tek stoli i Bajernit, pasi drejtuesit bavarezë shkarkuan për rezultate të dobëta, trajnerin italian. Por, 72-vjeçari që e riktheu Bajernin në nivele të larta vetëm për shumë pak kohë, deklaron se ende nuk ka një kontratë zyrtare me klubin.

hejnkes

“Ende nuk kam një kontratë që më lidh me Bajernin. Zoti Dresen(shefi i financës) më thërret gjithmonë që të nënshkruajmë, por deri më tani nuk kam pasur kohë, pasi kam qenë shumë i zonë për të firmosur” – deklaroi Hejnkes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"