Çudit Gjoni: Në fund do renditemi para Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2016 | 16:35

Çudit Gjoni: Në fund do renditemi para Bylisit

Trajneri i Tërbunit, Viktor Gjoni për ‘Supersport’ u shpreh se pavarësisht situatës së keqe që po kalon, ekipi i tij nuk do të dorëzohet e do të luajë ndershëm deri në fund të kampionatit, madje do të dalin para ballshiotëve.gjoni

“Kampionati sapo ka filluar e ne do të luftojmë fort deri në përfundim të tij. Ne do të përgatitemi që të fitojmë çdo ndeshje, pavarësisht nëse do ia arrijmë apo jo. Ky do të jetë qëllimi ynë. Sot jam i pakënaqur , sidomos për pjesën e parë të këtij takimi.

Unë garantoj se sat ë jem unë në këtë ekip do të luajmë ndershëm. Sot humbëm, por mund të fitojmë javën tjetër ndaj Skënderbeut. Është diçka që mund të ndodhë. Unë ju them se në fund të kampionatit do të dal para Bylisit. Kam shumë lojtarë që sapo kanë ardhur e akoma nuk janë aktivizuar. Unë kam besim”, deklaroi Gjoni/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"