Çudirat e FSHF-së, gjashtë arbitra vetëm në ndeshjet e Laçit. Nuk ruhet i njëjti standard me sfidat e tjera

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 17:27

Çudirat e FSHF-së, gjashtë arbitra vetëm në ndeshjet e Laçit. Nuk ruhet i njëjti standard me sfidat e tjera

Në tri ndeshje radhazi Laçi është gjykuar me 6 arbitra. Nuk ka asgjë të keqe, madje bëjnë shumë mirë që i japin këtë vlerësim.teuta laci

Problemi qëndron diku tjetër, nuk ruhet i njëjti standard me ndeshjet e tjera. Tirana-Bylisi dhe Skënderbeu-Partizani meritonin të kishin edhe arbitra linje. Nuk mund të luhej në kryeqytet me vetëm tre arbitra, kur dihet që ishte një duel mes dy pretendenteve.

JORGJI BYLIS

Edhe në Korçë gjithashtu, pasi në fund të fundit kampionët në fuqi masnin forcat me skuadrën që ka bërë histori në dekadën e fundit në futbollin shqiptar. Nëse edhe në këto dy takime do të kishte arbitra linje, ndoshta dyshimet dhe gafat trashanike nuk do të ekzistonin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"