Çudira te Kamza, formacioni një ekuacion me shumë ndryshore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2018 | 13:52

Çudira te Kamza, formacioni një ekuacion me shumë ndryshore

Kamza do të përballet me Tiranën në takimin e vlefshëm për javën e 10-të Kategorisë Superiore. Ajo që bie në sy është formacioni i përzgjedhur nga trajneri Duro për këtë përballje. Ndryshe nga ndeshjet e tjera, tekniku kryeqytetas ka zgjedhur skemën 3-5-2. Mbrojtja do të formohet nga 3 futbollistë që nuk kanë aspak lidhje më këtë pozicion. Bëhet fjalë për Frashërin, Orelesin dhe Arrabal.

Kamza

Kujtojmë që pozicioni natyral i Frashërit është si mbrojtës krahu ndërsa sot do luaj si qendërmbrojtës. E njëjta gjë edhe për Orelesin dhe Arrabal që janë 2 mesfushorë të mirëfilltë, teksa sot do të rreshtohen në treshen e mbrojtjes.

Surpriza edhe në pjesën tjetër të skuadrës, teksa Duro ka hedhur në fushë plot 6 lojtarë që luajnë në repartin e avancuar, bëhet fjalë për Mehmetin, Zisin, Mumajesin, Fukuin, Roloviç dhe Plaku. Ngelet për tu parë me mjaft interes, si skuadra e Kamzës do ta interpretojë këtë sfidë.

FORMACIONI I KAMZËS: Avdyli, Frashëri, Arrabal, Orelesi, Idrizaj, Mehmeti, Zisi, Mumajesi, Fukui, Rolovic, Plaku. Trajner: Klodian Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"