Çudira shqiptare / Teuta dhe Vllaznia stërviten në errësirë, në Elbasan harruan të ndiznin dritat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 16:33

Çudira shqiptare / Teuta dhe Vllaznia stërviten në errësirë, në Elbasan harruan të ndiznin dritat (VIDEO)

Pragndeshja e sfidës Teuta-Vllaznia është shoqëruar me një episod shumë të çuditshëm. Të dy skuadrat kanë hyrë në stadium dhe kanë nisur nxemjen e zakonshme në errësirë të plotë.

bandicam 2021-12-03 16-18-13-633

Sipas “SuperSport”, drejtuesit e stadiumit “Elbasan Arena” kanë harruar të ndezin ndriçimin artificial në stadium në momentin e duhur dhe lojtarët janë detyruar që të nisin përgatitjet për duelin në terr.

Vetëm tërheqja e vëmendjes nga ana e drejtorit të Vllaznisë, Matko Djarmati, ka bërë që drejtuesit e stadiumit të aktivizojnë ndriçimin artificial dhe që gjithçka t’i kthehej normalitetit në impiant.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"