Çudira shqiptare, Shënkolli do të luajë vetëm kur ka… diell

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 10:42

Çudira shqiptare, Shënkolli do të luajë vetëm kur ka… diell

Një pjesë e mirë e banorëve të Shënkollit e nisnin ditën duke u lutur me sytë nga qielli që të mos binte shi. Të paktën, gjatë ditëve të fundjavës. Një ritual që zgjati për rreth një vit dhe u kthye në një legjendë që u diskutua dhe përfol për shumë vite.

Fusha e Shenkollit

 

Kjo është pak a shumë historia që do të tregohet pas disa vitesh në lidhje me çfarë ndodhte në Shënkoll, një komunë në afërsi të Lezhës.Dhe gjithçka ka lidhje me futbollin, “dashurinë” e pastër të banorëve të Shënkollit.

VENDIMI I RRALLË

Gjithçka lindi pas një vendimi të Federatës Shqiptare të Futbollit. Burime zyrtare në institucionin e futbollit bënë të ditur se e licencuan fushën sportive të Shënkollit edhe për këtë sezon që ka nisur. Sipas burimeve, janë bërë rregullime në këtë fushë dhe gjithçka është OK për zhvillimin normal të ndeshjeve.

Shenkolli fusha

 

Por, licencimi është bërë me një kusht, që të luhet vetëm kur të jetë koha e mirë dhe jo me shi. “Nëse do të ketë shi, atëherë fusha mbushet me ujë dhe nuk mund të luhet në atë fushë. Në këtë mënyrë, Shënkolli mund të luajë në fushën e vet vetëm kur të jetë kohë me diell”, u shpreh një prej zyrtarëve të FSHF-së në lidhje me vendimin për të licencuar fushën sportive të Shënkollit.

Duhet thënë se skuadra lezhjane luajti në atë fushë edhe gjatë sezonit të kaluar që ishte i pari për të në Kategorinë e Parë. Por, në shumë takime, terreni ishte i papërshtatshëm për shkak të ujit që mbante fusha. Tashmë, FSHF ka gjetur një zgjidhje origjinale.

BESAR BOZGO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"