Çudira shqiptare në “Loro Boriçi”/ Reklamat bllokojnë pistën e atletikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2022 | 20:20

Çudira shqiptare në “Loro Boriçi”/ Reklamat bllokojnë pistën e atletikës

Ditët e fundit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës janë montuar reklamat elektronike. Deri këtu është gjithçka në rregull, pasi si në çdo impiant sportiv në mbarë botën ka të tilla, por realiteti shqiptar surprizat e pakëndshme i ka si gjithnjë “pas dere”. Këto reklama kanë nxjerrë jashtë funksionit pistën e atletikës, pasi janë vendosur në korsinë e dytë të saj.

loro borici

Kështu, atletët e Vllaznisë kur kanë vajtur si zakonisht për të kryer seancat stërvitore kanë parë pistën të bllokuar në dy korsi, duke u gjendur përballë një situate të pazakontë.

Shkoder

Atletët po përgatiten për gara të rëndësishme kombëtare, duke nisur që nga Kampionati Ballkanik dhe prishja e ciklit stërvitor në një periudhë të tillë është me pasoja të mëdha për ta, kështu që me të drejtë kërkojnë në mënyrë urgjente një zgjidhje për këtë problem të madh me të cilin po përballen së fundmi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"