Postuar: Shtator 10, 2018 | 17:16
Çudira shqiptare/ Ndërtoi për muaj të tërë skuadrën, trajneri i Tomorit largohet në javën e parë
Nuk kanë fund çudirat në futbollin shqiptar. Trajneri i Tomorit, Gersi Arbri ka dhënë dorëheqjen vetëm 1 ditë pas startit të kampionatit. Edhe pse e ndërtoi ekipin vet, 35-vjeçari u largua pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Lushnjës në shtëpi. Duket disi i çuditshëm ku largim i Arbrit, gjithsesi trajneri në një prononcim për “Panorama Sport” ka treguar se është larguar për arsye personale.
“Kam dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Tomorit për arsye personale. Nuk ka lidhje me barazimin ndaj Lushnjës. I uruoj sukses Tomorit në vazhdim”, u shpreh Arbri. Ndërkohë Bledar Sinella është kandidati i mundshëm për të zëvendësuar Arbirin në stolin e skuadrës beratase.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"