Çudira shqiptare/ Klubi i Kategorisë së Dytë stërvitet në… parking

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 21:10

Çudira shqiptare/ Klubi i Kategorisë së Dytë stërvitet në… parking

Sopoti prej disa javësh ka nisur përgatitjet për sezonin e ri nën urdhrat e teknikut Shkëlqim Lleshanaku. Në skuadër janë afruar disa lojtarë cilësorë në merkato, por ende priten përforcime dhe sidomos në repartin e mbrojtjes. Mirëpo, teksa seancat vazhdojnë normalisht, një problematikë jo e vogël është ajo e terrenit jo fort të përshtatshëm ku po stërviten.

Parking Sopoti logo

Aktualisht ekipi është duke punuar në aneksin e vjetër të stadiumit, që është jashtë çdo standardi dhe ka vite që nuk mirëmbahet. Përpos faktit që terreni është i keq, aneksit prej vitesh i ka dalë pronari dhe ky i fundit e ka kthyer atë në parking privat. Pavarësisht këtij detaji, pronarët nuk e kanë penguar deri më tani ekipin që të stërvitet në këto ambiente.

Nëse do të ndodhte kështu, do të krijohej një ngërç edhe më i madh për librazhdasit. Drejtuesi kanë lejuar ekipin që të stërvitet në stadium vetëm 2 herë në javë, por kur kampionati të fillojë seancat do të kthehen në një makth dhe lojtarët që do të enden nga njëra kalçeto në tjetrën. Bashkia nga ana e saj deri tani nuk ka menduar ndonjë zgjidhje, duke u mjaftuar vetëm me stadiumin e rikonstruktuar.

LEDION QOSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"