Çudira shqiptare, Kamza dhe Laçi stërviten bashkë para përballjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2017 | 16:24

Çudira shqiptare, Kamza dhe Laçi stërviten bashkë para përballjes

Ndodh vetëm në Shqipëri, skuadrat stërviten në të njëjtin kompleks, madje në të njëjtin orar, edhe pse kalendari u rezervon përballjen e radhës me njëra-tjetrën.

Kompleksi sportiv

Bëhet fjalë për Kamzën dhe Laçin, që dje në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamzë janë stërvitur së bashku, pa u shqetësuar fare nga fakti se të hënën e ardhshme do të luajnë mes tyre. Në fakt, skuadra laçiane e ka nisur më herët se kamzalinjtë seancën, duke qenë se Kamza nisi të bënte analizën e ndeshjes së fundit me Flamurtarin.

 

Mirëpo, pasi ka përfunduar analiza e Kamzës, të dyja skuadrat kanë qenë njëkohëkamza-02sisht në stërvitje dhe ajo i ndante ishte fusha, jo më tepër se 10 metra nga njëra-tjetra. Herë dëgjoheshin fjalët e trajnerit të Laçit, Gentian Mezani dhe herë të Ramadan Ndreut, që drejton Kamzën.

Një situatë absurde, por me klubet që nuk duket se e vrasin shumë mendjen në këtë aspekt. Ndoshta në ditët e ardhshme ndonjë prej ekipeve do të ndryshojë terren, pasi kur trajnerët të nisin me anën taktike, situata mund të bëhet qesharake.

Frashri Kamza

Megjithatë, Kamza dhe Laçi nuk janë skuadrat e para që për shkak të problemeve me fushën stërvitore detyrohen të ndajnë të njëjtin kompleks. Edhe në sezonin e kaluar, Partizani dhe Kukësi, dy klubet që diskutuan titullin deri në fund, stërviteshin bashkë në Pezë.

DËMTIMET

Kamza ka shumë lojtarë të dëmtuar që rrezikojnë të mungojnë në ndeshjen kundër Laçit. Më rëndë paraqitet gjendja e portierit Argent Halilaj, që ka probleme në meniskun e këmbës e djathtë. Një tjetër lojtar i dëmtuar është mbrojtësi Hektor Idrizaj. Gjithashtu, probleme ka edhe sulmuesi Stevan Raçiç, pavarësisht se nuk rrezikon.

Kamza fotoja zyrtare

Dje skuadra e Ndreut ka nisur përgatitjet, teksa fillimisht trajneri ka analizuar humbjen në Vlorë, e cila më shumë iu faturua arbitrit. Megjithatë, përveç përgëzimeve, ka pasur dhe kritika për disa lojtarë, veçanërisht ata që bëjnë pjesë në repartin mbrojtës. Pas 7 jav- ëve kampionat, Kamza pozicionet e gjashta me 9 pikë të grumbulluara.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"