Çudira shqiptare/ FSHF ndryshon skuadrat pas zbardhjes së kalendarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 23:40

Çudira shqiptare/ FSHF ndryshon skuadrat pas zbardhjes së kalendarit

Të tilla fenomene mund të ndodhin vetëm në Shqipëri. Ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, u zbulua kalendari i sezonit të ri në Kategorinë e Dytë.

shorti

Këtë sezon Kategoria e Dytë do të jetë e ndarë në 2 grupe, A me 11 skuadra dhe B me 12 skuadra. Në shortin e hedhur skuadrat respektove njohën grupet dhe kundërshtarët e tyre për sezonin e ri. Fillimisht u vendos që në Grupin A të pozicionohej Albpetroli, teksa në Grupin B ishte Sopoti.

kalendari

Por në mënyrë krejt të papritur, kur klubeve u është dërguar në email-at, skuadra patosarake është shkëmbyer me atë librazhdiote.

34567890-

Ky fakt ka habitur drejtuesit e ekipeve të tjetra në Kategorinë e Dytë. Ende nuk dihet arsyeja pse është marrë ky vendim pas hedhjes së shortit dhe jo para tij.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"