Çudira shqiptare/ Fitojnë dhe shpërthen në ofendime ndaj gjyqtarit, trajneri i Vorës: Arbitër rrugaç! Duan apo jo ne do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2022 | 11:08

Çudira shqiptare/ Fitojnë dhe shpërthen në ofendime ndaj gjyqtarit, trajneri i Vorës: Arbitër rrugaç! Duan apo jo ne do të…

Gerald Çanit nuk i del inati me gjykimin, që sipas tij, ishte kundër Vorës. Trajneri pas ndeshjes u shpreh:

Vora-Maliqi

“Luajtëm bukur, por kundërshtarë kishim edhe tre gjyqtarët. Nuk arrij ta kuptoj, por s’mund të vijë këtu një arbitër rrugaç dhe mohojë dy penallti neto.

Gjithsesi, ne nuk e ulëm asnjëherë ritmin, nga fillimi deri në fund e kemi dominuar ndeshjen.

Jo arbitri, po kushdo të vijë këtu, ne nuk na ul dot. Do të shpëtojmë kategorinë, duan apo s’duan arbitrat”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"