ÇUDIRA NGA AMERIKA/ Një qen iu bën “testin” anti-COVID tifozëve që duan të ndjekin ndeshjet e NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2021 | 23:48

ÇUDIRA NGA AMERIKA/ Një qen iu bën “testin” anti-COVID tifozëve që duan të ndjekin ndeshjet e NBA

Pandemia globale i ka dhënë një goditje të fortë sportit në të gjithë botën, kjo për shkak të mungesës së tifozëve, të cilët janë një burim i konsiderueshëm të ardhurash. Ndërkohë një gjetJe gjeniale vjen nga Amerika, ku sporti më i ndjekur është padyshim NBA.

qENI

Klubi i Majemi Hit ia ka dale më në fund të hapë pallatin e sportit për tifozët e vet, duke pranuar një numër të kufizuar. Nuk munguan kontrollet, masat sanitare, distancimi social apo maskat, por ajo që ra më shumë në sy ishte prania e një qeni i cili i nuhaste të gjithë tifozët më radhë në hyrje.


Në një farë mënyre qeni ishte ai që bënte “testin” anti-COVID, për tifozët që qëndronin në radhë. Ai nuhaste me radhë 1500 tifozët, për të ndjerë COVID në djersën e duarve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"