Çudira në Shqipëri, Kategoria e Parë dhe e Dytë pushojnë pa arsye. Ja shtetet europiane që vazhdojnë programin (TABELAT E PLOTA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2022 | 14:35

Çudira në Shqipëri, Kategoria e Parë dhe e Dytë pushojnë pa arsye. Ja shtetet europiane që vazhdojnë programin (TABELAT E PLOTA)

Botërori “Katar 2022” ka ngulitur të gjithë botën përpara ekranit, kur për një muaj do të sjellë magjinë e tij që ndodh një herë në katër vite.

KATEGORIA E PARE KATEGORIA E DYTE

Angazhimi i shumë futbollistëve me kombëtaret e tyre ka bërë që ekipet të “boshatisen” dhe për këtë kampionatet kryesore në Europë, me të drejtë, janë ndërprerë.

Por nëse u hedhim një sy më të thelluar, do të shohim që nuk janë të gjithë në një mendje, pasi ka disa shtete që luajnë në kohën kur zhvillohen edhe ndeshjet e kampionatit botëror.

LIGAT ELITARE – Në kampionate si ai slloven, ukrainas, rumun apo edhe duke kaluar në shtete si Qipro apo Armeni nuk ka pasur ndërprerje të kampionatit, gjithmonë fjala është për ligën e parë, atë elitare.

Po ashtu vendet ngjitur nesh si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë preferuar që të vazhdojnë të luajnë, pavarësisht Botërorit.

Në Kinë po ashtu luhet, ndërkohë edhe Portugalia nuk është ndalur dhe aktualisht po zhvillon ndeshjet e Kupës, me skuadra si Benfika, Sportingu apo Porto që hidhen në fushë, edhe pse kanë lojtarë të angazhuar në Botëror.

LIGA E DYTA – Është e çuditshme, por e vërtetë. Në Shqipëri është ndalur çdo kampionat që prej datës 14 nëntor, përveç atyre të moshave.

Një ndërprerje e pazakontë dhe jo shumë e nevojshme, duke qenë se Shqipëria nuk është pjesë e kampionatit botëror. Gjithsesi, është vendosur që Superiorja të rikthehet më 11 dhjetor, për të luajtur disa ndeshje dhe për të marrë sërish pushimet.

Por ajo që të bën habi më shumë është ndalimi edhe i Kategorisë së Parë në vendin tonë, e cila rikthehet po në të njëjtën datë me Superioren, ndërkohë edhe Kategoria e Dytë ka vendosur të marrë pushimet pa nisur mirë kampionati, duke qenë se disa ekipe kanë luajtur vetëm gjashtë javë dhe disa shtatë të tilla.

Për t’u rikthyer te Kategoria e Parë, ose siç përkthehet, Ligat e Dyta të kampionateve në shtetet kryesore të Europës.

Asnjë prej kampionateve nuk është ndërprerë dhe përkatësisht në shtete si Anglia, ku Championship-i zbret në fushë, apo Seria B italiane, Liga e Dytë spanjolle ku aktivizohen edhe Uzuni me Sadikun, apo në Turqi që edhe aty luajnë një numër i lartë shqiptarësh.

Pastaj edhe shtete si Greqia, Skocia, Rumania, Belgjika, Hungaria etj, vazhdojnë të luajnë javë pas jave duke i dhënë përparësi vendit dhe futbollit të tyre, për të mos kaluar te kategoritë më poshtë që vijojnë me kalendarin e tyre, ndërsa këtu te ne ndodh e kundërta.

TAB (1)

TAB 1 (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"