Çudira në Laç/ Tifozët e Partizanit duhet të paguajnë biletën për t’u futur në stadium, vendasit… falas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2019 | 15:07

Çudira në Laç/ Tifozët e Partizanit duhet të paguajnë biletën për t’u futur në stadium, vendasit… falas

Do të startojë në orën 16:00 në qytetin e Laçit sfida mes vendasve dhe Partizanit. Ky takim do të jetë i vlefshëm për javën e 4-t të Kategorisë Superiore.

Miqesore Laci-Partizani

Takimi i sotëm me të kuqtë shikohet “liri a vdekje” për kurbinasit, pasi një tjetër hap i gabuar mund të lërë pasoja. Presidenti Laska ka vendosur që hyrja për tifozët laçianë në tribunën përballë të jetë pa biletë dhe klubi shpreson që mbështetja të jetë e madhe, në mënyrë që në fund të gjithë së bashku të shikojnë fitoren e parë për këtë sezon.

Bileta

Teksa hyrja për vendasit do të jetë pa biletë, nuk ndodh e njëjta gjë për tifozët e Partizanit, të cilët duhet të paguajnë, për të përkrahur skuadrën e tyre, në tribunën përkatëse, atë të miqve. Bileta për tifozët e kuq kushton 300 lek të reja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"