Çudira në Kupë, Klosi nuk paraqitet ndaj Veleçikut. Eliminohet Elbasani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2018 | 20:17

Çudira në Kupë, Klosi nuk paraqitet ndaj Veleçikut. Eliminohet Elbasani

Kupa e Shqipërisë, ka nisur këtë edicion, edhe me turet paraeliminatore të saj. Në dy ndeshjet e zhvilluara, Elbasani u mund nga Oriku, me shifrat 0-1, ku golin e shënoi Kuci në minutën e 47-të. Dhe në këtë mënyrë, u eliminuan nga ky kompeticion, dhe tashmë do të jenë pjesë vetëm e Kategorisë së Parë.

kupa e shqiperise

Ndërkohë, ditën e djeshme, Klosi nuk është paraqitur fare në ndeshjen ndaj Veleçikut, të programuar të luhej në Koplik, edhe pse çdo gjë ishte gati për të zhvilluar ndeshjen normalisht. Nga skema e Kupës, tashmë Veleçiku do të luajë me Skënderbeun në turin e radhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"