Çudira në Kosovë, ish-lojtari i Prishtinës braktis futbollin dhe i futet… aktrimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 14:31

Çudira në Kosovë, ish-lojtari i Prishtinës braktis futbollin dhe i futet… aktrimit

Ka nga ata që e largohen nga futbolli, e ka të atillë që ndërrojnë profesione. Rexhep Bërbatovci më parë është marr me futboll duke u aktivizuar për Prishtinën (grupmoshat e reja), Flamurtarin, Ulpianën dhe Arbrinë. Ai  ka lënë futbollin teksa ka vendosur që t’i futet aktrimit.

20638698_10210139875986508_8781633503233416241_n (1)

 Ai i zbulon për “Insporti.com” se cilat ishin arsyet që e shtynë ta marrë një vendim të tillë.

“Futbollin e kam pasion, por gjithmonë kam dashur që të bëhem edhe aktor. U largova nga futbolli për aktrim pasi që u dëshpërova nga futbolli për shkak të pagesave kur dihet se si kanë qenë më herët në Kosovë”, ka thënë Rexhep Bërbatovci.

berbatovci

Ai ka luajtur në filmat ‘Azem Galica’, Virus Extrem Contamination’, ‘Bodrumi’ që ende nuk i është bërë premiera si dhe serialin ‘Vendlindja Ime’.

“Si futbolli ashtu edhe aktrimi janë pjesë interesante me të cilat janë marr me shumë pasion. Gjithmonë e kam pasur pasion dajën tim, Halil Budakova”, shtoi Rexhep Bërbatovci.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"