Çudira në Kategorinë e Parë/ Ndeshja nis me 10 minuta vonesë prej… maskave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2020 | 18:08

Çudira në Kategorinë e Parë/ Ndeshja nis me 10 minuta vonesë prej… maskave

Një incident aspak i këndshëm u regjistruar para startit të sfidës mes Elbasanit dhe Shënkollit e vlefshme për Kategorinë e Parë, Grupi B.

Elbasani-Shenkolli

Futbollistët dhe pjesëtarët e stafit të skuadrës mike, nuk ishin të pajisur me maska mbrojtëse, teksa delagati Bujar Pregja, “kërcënoi” se nuk do të niste ndeshjen, në rast se nuk bëhej e mundur pajisja e futbollistëve të Shënkollit që do të qëndronin në pankinë me maska.

Të gjendur përballë kësaj situata, pjesëtarët e klubit të Shënkollit, u detyruan të shkonin në farmaci për të blerë maska. Pas pajisjes së tyre me maska, ndeshja rifilloi, jo në orarin që ishte planifikuar, por 10 minuta më vonë.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"