Çudira në Kategorinë e Dytë, futbollisti futet nga stoli dhe shënon me… atlete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 23:22

Çudira në Kategorinë e Dytë, futbollisti futet nga stoli dhe shënon me… atlete

Bulqiza dhe Ada kanë dhuruar spektakël në ndeshjen e luajtur dje në kompleksin e Pezës. Saliaj shënoi i pari për bulqizakët, që në këtë ndeshje ishin pritës.

ADA

Kapiteni Eriol Merdini ka humbur shansin ideal, pasi gaboi nga pika e penalltisë. Ada ka barazuar fillimisht me Frrokun në fillimin e pjesës së dytë.

“Çudia” ka ndodhur më pas, kur i sapofuturi Sejdi Guri, kaloi velipojakët në avantazh, teksa u shfaq në fushë me atlete dhe jo me këpucët e zakonshme të futbollit.

Futbollisti i Ades me atlete

Ky moment shkaktoi ilaritet, por Guri bëri diferencën në fushën me bar sintetik në Pezë. Bulqiza ia doli të barazonte me Xhakollin në minutën e 79-të.

BULQIZA – ADA 2-2

GOLAT: Saliaj 24’, Xhakolli 79’ / Frroku 49’, Guri 69’

BULQIZA: Mezini, Xhakolli, Pepa, Myrta, Merdini, Shkreta, Saliaj, Taku (Rubla 77’), Koxheri (Muharremi 63’), Shabani (Biba 74’), Sallaku. Trajner: H.Çekiçi

ADA: Ndoj, Bilali, Bashaj, Ndreca (Paloka 87’), Frroku, Shkreli (M.Shkreli 43’), Mani (Guri 61’), Mehja, Ferati, Gokaj, Çoku. Trajner: A.Mehja

GJYQTARË: G.Velçani, A.Topi, M.Artenis (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Sallaku 60’, Taku 71’, Myrta 76’, Saliaj 78’ / Gokaj 71’, Frroku 77’, Guri 86’

DELEGAT: E.Hyka (Tiranë)

VËZHGUES: E.Këlliçi (Tiranë)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"