Çudira në Kategorinë e Dytë, djali i legjendës gjirokastrite hedh 5 topa në… lumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2020 | 23:12

Çudira në Kategorinë e Dytë, djali i legjendës gjirokastrite hedh 5 topa në… lumë

Maliqi ka bërë detyrën në shtëpi, duke mposhtur Këlcyrën me rezultatin e pastër 2-0. Juglindorët e drejtuar nga trajneri Egli Malësija e dominuan takimin, duke mos e vënë asnjëherë në diskutim triumfin në këtë përballje.

Maliqi Caushllari

Ndeshja u zhbllokua pas 14 minutash lojë, ku i riu Renato Këndezi, pas një asisti të marrë nga Çaushllari, goditi saktë brenda zonës dhe kaloi në avantazh maliqarët. Edhe pas shënimit të golit, vendësit vazhduan të sulmonin, teksa në minutën e 35-të Meçollari u pengua në mënyrë të parregullt brenda zonës, duke fituar një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga kapiteni Arlind Xaka.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2- 0, ndërsa në pjesën e dytë ritmi i ndeshjes ra ndjeshëm, duke mos prodhuar më asnjë gol. Vlen të theksohet se gjatë këtij takimi u regjistruan disa momente aspak të hijshme.

BONI-LOGO

Futbollisti i Këlcyrës, Shefqet Boni, djali i legjendës gjirokastrite Astrit Boni, shkelmonte me tendencë topat jashtë rrethimit të stadiumit, duke i dërguar në lumin që është pranë fushës sportive “Jovan Asko”. Në fundin e takimit, 5 topa rezultuan të humbur për shkak të veprimeve aspak profesioniste të futbollistëve të Këlcyrës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"