Çudira në kampionatin turk, trajneri i Gallatasarait zëvendëson 3 lojtarë në pjesën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2018 | 20:32

Çudira në kampionatin turk, trajneri i Gallatasarait zëvendëson 3 lojtarë në pjesën e parë

Është duke u luajtur në “Telekom Arena” sfida mes Gallatasarait dhe Bursaspor e vlefshme për javën e 9-të të Superligës turke.

Terim

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërkohë ajo që vihet re janë 3 zëvendësimet e bëra nga trajneri Terim. Një diçka e rrallë që nuk ndodh shpesh që një skuadër të zëvendësojë 3 lojtarë në një ndeshje kampionati në pjesën e parë.

44377787_2101616273230390_4803270001102422016_o

Aziz në minutën e 20-të, Feghuli në të 21-tën dhe Fernando në të 42-tën janë futbollistët që lanë lojën. Gallatasarai mban aktualisht vendin e parë me 18 pikë në 8 ndeshje, ndërsa Bursaspor ka arritur të sigurojë 8 pikë në po aq ndeshje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"